Hoxhaj premton rritjen e pagave në Policinë e Kosovës: Do bëhet institucioni më kredibil

Kanidati për kryeministër nga rradhët e PDK-së, Enver Hoxhaj thotë se qeverisja e PDK-së do rrisë pagat për Policinë.

Hoxhaj thotë se kjo rritje e pagave do e bëjë këtë institucion më kredibili e profesionali në rajon.

“Krenar me djemtë dhe vajzat tona që bartin këtë uniformë!”, shkruan Hoxhaj.

Ky është postimi i tij i plotë:

Rritja e pagave dhe përkrahja në nivele të ndryshme, gjatë qeverisjes së PDK-së, do ta bëjë Policinë e Kosovës, institucionin më kredibil e më profesional në nivel rajoni!
Krenar me djemtë dhe vajzat tona që bartin këtë uniformë!👮‍♀️👮‍♂️🇽🇰