Hoxhaj: Përveç Platformës do të ketë dokument të veçantë për çdo temë në dialog

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë në Kuvend se nëse ligjvënësit kosovarë duan që tema e dialogut me Serbinë të mbyllet në këtë vit do të ishte mirë të votohej platforma për këtë proces.

Ai ka kritikuar opozitën për lëshim të seancës derisa po diskutohet për procesin e dialogut, njofton Klan Kosova.

“Komplet 2018-ës kur kemi pasë debat për dialogun kryefjala e kolegëve ka qenë që duhet të jetë Kuvendi që duhet t’i japë drejtim këtij procesi. Mos prania sot e kolegëve flet të kundërtën nga kërkesat që kanë pasur”, ka thënë Hoxhaj.

“Për të gjitha temat që do të ngriten në dialog do të kemi dokument të veçantë. Përveç platformës do të kemi dokumente të detajuara për çdo temë në dialog”.

Ai ka thënë se në seancë e sotme sheh se shqetësimi disa deputetëve s’ka të bëjë me tekstin e Platformës por me procesin.

“Të gjitha shqetësimet që kanë pasur të gjithë gjenden në këtë dokument”