Deputeti i PDK-së

Hoxhaj për vdekjen e ish-sekretarit amerikan Kissinger: Lamtumirë Boss

Ish-kryediplomati kosovar dhe zyrtari i lartë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas vdekjes së ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Henry Kissinger.

Hoxhaj ka shprehur lamtumirën e tij për Kissinger duke e quajtur “Boss” dhe ka treguar se ka pasur rastin që të takohet 3 herë me të. Politikani kosovar është shprehur se ka qenë mrekulli ndjekja e mendimit intelektual të Kissinger për vite me radhë.

“Lamtumirë Boss! Ka qenë mrekulli  me ndjekë mendimin intelektual tëndin për 30 vite dhe me të takuar 3 herë personalisht! Pusho në paqe!”, ka shkruar Hoxhaj.