Hoxhaj për vdekjen e Chirac: Bota humbi një burrështetas të madh

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka ngushëlluar popullin francez pas vdekjes së ish-presidentit të Francës, Jacques Chirac.

Nëpërmjet llogarisë së Twitter, nënkryetari i PDK-së, njëherësh edhe zëvendëskryeministër i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova i është mirënjohëse atij dhe shtetit të Francës për përkrahjen që ka marrë vendi në kohën më të vështirë.

Në gjuhën frënge, Hoxhaj, ka thënë se ish-presidenti i Francës iu është gjetur Kosovës afër në kohërat më të vështira, në luftën e vitit 1999.

loading…