Hoxhaj pas votimit të projektligjit: Ne jemi opozitë e qeverisë, por jo e shtetit

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se votimi i projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike është vendimi më i rëndësishëm i vitit 2020.

Përmes një statusi në facebook, ka thënë se PDK-ja u rreshtua me interesat e popullit, familjeve, punëtorëve që humbën vendet e punës nga pandemia dhe me bizneset që u prekën dhe u mbyllën nga kriza.

Postimi i plotë i tij:

Votimi i projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike sot në Kuvendin e Kosovës është vendimi më i rëndësishëm në vitin 2020. PDK-ja u rreshtua me interesat e popullit, familjeve, punëtorëve që humbën vendet e punës nga pandemia dhe me bizneset që u prekën dhe u mbyllën nga kriza.

Orientimi jonë është i qartë, i asaj që e përsëriste kryetari Kadri Veseli se “ne jemi opozitë e qeverisë, por jo e shtetit”.

Urime qytetarëve të Kosovës!