Hoxhaj optimist, thotë se do ta vjelë fitoren sikur Suhareka rrushin

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë ditës së sotme ka qëndruar në vendlindjen e tij në Suharekë.

Hoxhaj i shoqëruar nga kryetari i degës së PDK-së në Suharekë, Ramë Vataj kanë vizituar plantacionet e rrushit.

“Suhareka po e vjel rrushin më të mirë në Kosovë tani, e PDK do ta vjelë një fitore të madhe më 6 tetor!” ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Kujtojmë se Hoxhaj dhe Vataj janë kandidat për deputet nga Komuna e Suharekës në radhët e PDK-së.

loading…