Hoxhaj: Nuk e shpalli kandidaturën në televizion

Enver Hoxhaj nga PDK duke folur për zgjedhjet e brendshme të kësaj partie, nuk ka preferuar të flas për kandidaturën e tij për të parin e këtij subjekti.

Hoxhaj ka thënë se ai nuk është nga ata që e shpallë kandidaturën në një studio televizive.

“Nëse mendoni të nxjerrni lajmin në fillim të emisionit, e keni gabim. Unë nuk jam nga ata që e shpalli kandidaturën në një studio si e juaja, pa keqkuptime, por nuk e preferoj atë”, tha Hoxhaj. 

Hoxhaj shtoi se në emsion ka ardhur të flas për konventën dhe jo për kandidaturën e tij.