Zv/kryeministri

Hoxhaj: Nëse Serbia s’na njeh si shtet, s’kemi pse të bisedojmë

I ftuar në emisionin “Argument Plus” ishte zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj.

Lidhur me dialogun me Serbinë, Hoxhaj deklaroi se nuk kemi për çfarë të bisedojmë me Serbinë nëse nuk ka njohje të ndërsjellë, shkruan rtv21.tv.

Sipas tij ka shumë tema që duhet biseduar mes këtyre dy shteteve, mirëpo tema kryesore është njohja e ndërsjellë, e mandej mund të diskutohen temat për bashkëpunim ekonomik, bashkëpunim tregtar, bashkëpunim shoqëror, por edhe tema të cilat kanë sjellë konfliktin në Kosovë para 100 vitesh, ato që kanë sjellë luftën në Kosovë para 20 vitesh, si çështja e të pagjeturve e çështja e dëmeve të luftës, që mund të jenë diku 10 deri në 15 tema sipas zëvendësministrit, por që boshti i një marrëveshjeje duhet të jetë njohja e ndërsjellë.

Hoxhaj përfundon duke thënë se nëse Aleksandër Vuçiq thotë se nuk e njeh Kosovën, ne nuk kemi se për çfarë të bisedojmë.