Hoxhaj: Joe Biden pati dërguar kërkesë që Gjykata Speciale të votohet në parlamentin e Kosovës

U.D i Kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, në “Debat Plus” i është përgjigjur analistit Mushkolaj në pyetjen se kush ka kërkuar që të bëhet Gjykata Speciale sepse nëse nuk do votohej në kuvend, do ndërtohej një tjetër nga OKB-ja.

Ka shumë faktorë që tregojnë këtë, është presidenti i zgjedhur, ish-zv.presidenti i atëhershëm, Joe Biden ishte njëri nga ata që pati kërkuar që Gjykata Speciale të votohet, tha Hoxhaj, transmeton Ballkani.info.

“Nëse doni nesër e publikojmë kërkesen e tij, janë të dokumentuara”, përfundoi Hoxhaj./Ballkani.info/