Hoxhaj: Infermierët janë harruar nga kjo Qeveri

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj është takuar me infermierë në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë.

Hoxhaj ka thënë se infermieret dhe infermierët janë harruar nga kjo qeveri.

“Sot, në Kosovë dhe të gjithë botën, shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë. Në këtë kohë të pandemisë e cila po duket pa mbarim, profesionistët shëndetësorë janë të vetmit që u dolën në krah qytetarëve tanë. Infermieret dhe infermierët e Kosovës të harruar nga kjo Qeveri, janë heronjtë tanë personal, të cilët meritojnë kushte e trajtim shumëherë më të mirë sesa që kanë tani. Urime Dita juaj, heronj!”, ka shkruar Hoxhaj.