Hoxhaj godet rivalët, ja çfarë thotë për Hotin dhe Kurtin

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Enver Hoxhaj, ka thënë për kryetarin e VV’së, Albin Kurti dhe kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, që nuk kanë guxim, derisa për Hotin ka thënë se dështoi pikërisht në fushën e tij.

“Kurti iku nga përgjegjësitë. Ai së pari nuk kishte koordinim me ministrat e tij. Nuk kishte koordinim me ministrin e brendshëm në kohën kur u desht më së shumti. Pastaj, ai iku nga përgjegjësitë shtetërore. Populli e di se ai nuk pati guxim të drejtojë vendin në kohën më të vështirë”, ka thënë ai.

“Kam pritur nga Hoti të shkëlqej në ekonomi. Kemi parë se pikërisht aty ka dështuar. Në 2019 mund të jenë të pabindur në një gjë të tillë. Por e kanë parë se pa neve ky vend mund të shndërrohet në një lloj protektorati. Pa keqkuptim, në vitin 2020 nuk kemi pasur vetëdije shtetërore. Duhet një grup i politikanëve që e dinë cfarë donë nga shteti i tyre”, shtoi ai.