Hoxhaj: Fytyra e vërtetë anti-evropiane e Serbisë u pa sot me glorifikimin e Putinit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një reagimi në Twitter ka thënë se glorifikimi që i bëri Serbia sot presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe agjendës së tij anti-perëndimore nuk është gjë tjetër veçse fytyra e vërtetë anti-evropiane e Serbisë.

Hoxhaj tha se ngjarjet e sotme tregojnë se Serbia renditet me forca autoritare që duan ta pengojnë demokratizimin dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit.

“Glorifikimi i sotëm i Putinit dhe agjendës së tij anti-perëndimore ka zbuluar edhe njëherë fytyrën e vërtetë anti-evropiane të Serbisë, dhe renditjen e saj me forca autoritar që duan ta pengojnë demokratizimin e plotë dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit”, tha Hoxhaj.