Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj sot ishte në takim me disa nga fëmijët e dëshmorëve, këtë e bëri të ditur përmes një postimi në facebook, transmeton Ballkani.info
“Sot takova disa nga fëmijët e dëshmorëve dhe i sigurova ata që përjetësisht do ta kenë mirënjohjen dhe kujdesin e shtetit të Kosovës” ka shkruar ai.
Hoxhaj tha se si parti e dalë nga lufta si parti e shtetndërtimit, dhe si Kryeministër i ardhshëm, do të angazhohem drejtpërdrejt për ti përmbushur zotimet tona.
“Ne të gjithë jemi krenarë me veprën e të rënëve për liri. Ta ruajmë amanetin e tyre për ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit!” tha ai. /Ballkani.info/
Lajmi i plotë:
Fëmijët e dëshmorëve bartin mesazhin, sakrificën e krenarinë e prindërve të tyre dhe heronjëve tonë që e dhanë jetën për Kosovën. Ata japin mesazhin e kujdesit të vazhdueshëm që duhet ta kemi për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot takova disa nga fëmijët e dëshmorëve dhe i sigurova ata që përjetësisht do ta kenë mirënjohjen dhe kujdesin e shtetit të Kosovës. Ata jetojnë ëndrrën e prindërve të tyre për Kosovën e lirë dhe do të vazhdojmë ta jetësojmë së bashku për një atdhe ekonomikisht më të zhvilluar, me vende të reja të punës dhe me perspektivë për të gjithë qytetarët, e në veçanti për të rinjtë. Si parti e dalë nga lufta dhe si parti e shtetndërtimit, dhe si Kryeministër i ardhshëm, do të angazhohem drejtpërdrejt për ti përmbushur zotimet tona. Ne të gjithë jemi krenarë me veprën e të rënëve për liri. Ta ruajmë amanetin e tyre për ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit!







