Hoxhaj: E padinjitetshme se si Kurti tha se është informuar më shumë nga Lajçak për dialogun

Lideri në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka cilësuar si të padinjitetshme deklarimin e kryeministrit Albin Kurti se nuk i janë dorëzuar dokumentet për dialogun Kosovë-Serbi.

Hoxhaj tha se asnjë kryeministër nuk e thotë publikisht, në mënyrën siç e tha Kurti se është i informuar për dialogun më shumë nga emisari special i BE-së për dialogun, Mirsolav Lajçak.

“Kjo është e padinjitetshme. Nuk e thotë asnjë kryeministri publikisht në mënyrën sic e tha Kurti se është informuar më shumë nga Lajcak. Unë mendoj që jo në Qeveri të Kosovës, por edhe organizata joqeveritare në Kosovë, të cilëty e kanë përcjell dilaogun, i kanë të gjitha marrëveshjet e dialogut. Nuk duhet të bëjë filma, për të krijuar situate që nuk ka dokumentacion”, tha Hoxhaj në emisionin “Prime” të RTK-së.

Kujtojmë se Kurti gjatë takimit në Bruksel tha se Qeveria Hoti nuk ia ka dorëzuar dokumentet për dialog, ndërsa lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Ish-kryeministri Hoti është sqaruar edhe njëherë për sa i përket dorëzimit të dokumenteve të dialogut, tek kryeministri aktual Albin Kurti. Për mosdorëzimin e këtyre dokumenteve Kurti është ankuar edhe tek kryediplomati evropian, Josep Borell.

Ai ka publikuar listën e dokumenteve mbi procesin e dialogut që ia ka dorëzuar Kurtit.

Sipas Hotit, Kurti i është dorëzuar dokumenti për pozicioni i Republikës së Kosovës në dialog me Serbinë, raporti i detajuar (29 faqe) mbi kronologjinë e të gjitha zhvillimeve lidhur me dialogun.

Po ashtu ish-kryeministri sqaroi se janë dorëzuar të gjitha dokumentet e dakorduara në Bruksel në disa runde të dialogut si dhe dokumenti voluminoz përgatitor për dialog lidhur me obligimet financiare të Serbisë ndaj Kosovës.

Po ashtu Kurtit thotë se i është dorëzuar edhe vendimi i Qeverisë për Këshillin e Ekspertëve për dialog dhe marrëveshjet me Qeverinë Norvegjeze dhe Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetje për Këshillin e Ekspertëve për dialog.