Hoxhaj e kritikon Ministrin Mehaj për postimet në Facebook, kjo është arsyeja

Armend Mehaj, ministër i Mbrojtjes është kritikuar nga nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, s’duhet të postojë në rrjete sociale “çështje të mbrojtjes e armatimit”.

“Këta që janë në pushtet duhet ta kuptojnë që lëvizjet duhet të jenë të matshme, duhet të jenë të zbërthyeshme por jo edhe shumë me kësi postime në Facebook”, thotë Hoxhaj.

“Në momentin që takon dikë dhe e gjuan në Facebook, sikurse po bën Ministri i Mbrojtjes, ndonjëherë… nuk janë çështjet e mbrojtjes e të armatimit çështje të rrjeteve sociale. Nuk e bën askush atë punë, sa je në pozitë”, shtoi ai.

“Kur je në opozitë duhet me marrë pak vëmendje edhe mundesh me gju herë pas here diçka. Nuk je kredibil”, shtoi ai.