Hoxhaj: Diplomacia e pistë serbe po punon për ta minuar shtetësinë e Kosovës

Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas lajmit se Dominika e ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Ai ka thënë se Serbia përmes ryshfetit dhe diplomacisë së pistë po punon për ta minuar shtetasin e Kosovës, përcjell lajmi.net.

Sipas tij Serbia po punon në mënyrë agresive për ta destabilizuar rajonin dhe për ta humbur besimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Diplomacia serbe përsëri po përdor ryshfetin dhe diplomacinë e pistë në përpjekje për të minuar shtetësinë e Kosovës dhe po punon në mënyrë agresive për të minuar stabilitetin rajonal dhe për të shkatërruar besimin në dialog për normalizimin e marrëdhënieve. Evropa duhet të dënojë veprime të tilla”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.