Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK, Enver Hoxhaj para mbledhjes së Këshillit Drejtues të kësaj parti ka thënë se kjo mbledhje është një debat i brendshëm ku do të analizohet rezultati zgjedhor dhe krijimi i një platforme të re.

Hoxhaj tha do të jetë një opozitë e vendosur.

“Sot kemi një mbledhje të KD të PDK-së që është mbledhje e rregullte KD dhe do të bëjmë përpjekje maksimale që t’i përfaqësojmë interesat e të gjithë qytetarëve. Kjo mbledhje është vetëm dialog i brendshëm, do të dalim me veprime konkrete se si PDK ta bëjë opozitën në raport me qeverisjen e ardhshme, të organizohemi për zgjedhjet lokale”, tha ai.