Kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj nuk e sheh si rival kandidatin e LDK-së, Avdullah Hotin.
Ai në “Rubikon” të “Klan Kosovës” ka thënë se rival e sheh vetëm Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
“Ne jemi një rival vetëm me LVV. Unë jam me rival vetëm me z.Kurtin. PDK është në rivalitet me LVV-në“, tha Hoxhaj.
Hoxhaj ka theksuar se pa PDK-në nuk ka vendimmarrje në vend.
“Për PDK-në e kanë shumë lehtë, e kanë pa që pa PDK-në nuk ka vendimmarrje. Pa PDK-në nuk do të kishte votim të buxhetit, pa PDK-në edhe pakoja e rimëkëmbjes nuk do të kalonte. E vetmja parti që ofron stabilitet është PDK-ja”, deklaroi ai.







