Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka dënuar aneksimin e paligjshëm të Rusisë ndaj territoreve të Ukrainës.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se duhet të mbështetet sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës.
“Krimea, Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk janë #Ukrainë. I bashkohem demokracive që refuzojnë aneksimin e paligjshëm të territorit të Ukrainës. Duhet të qëndrojmë në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial për të kundërshtuar mendësinë e shekullit të 19-të të Rusisë që synon të mbajë peng Evropën.”, ka shkruar Hoxhaj.
Crimea, Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk & Luhansk are #Ukraine. I join democracies rejecting the illegitimate annexation of🇺🇦territory. We have to stand in support of🇺🇦 sovereignty & territorial integrity to counter 19th century mindset of #Russia that aims to hold Europe hostage.
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) September 30, 2022







