“Urime djem, urime sportdashës. Gëzuar fitorja, mos u ndalni!”
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka përgëzuar futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, por edhe sportdashësit me rastin e fitores bindëse ndaj Azerbajxhanit, me mesazhin: Mos u ndalni!
Ja postimi i Ministres Hoxha në Facebook:
“Urime djem, urime sportdashës. Gëzuar fitorja, mos u ndalni!????????????????
Në garën e Ligës së kombeve⚽, Kosova shkëlqeu në futboll, si asnjë përfaqësuese tjetër në rajon e më gjerë, me lojë, korrektësi dhe rezultate.
Krenare me sukseset e sportistëve tanë!! #ZemraMal #Kosova #DhurataHoxha”







