Drejtori i Policisë

Hoxha thotë se përgatitjet për sulmin terrorist u bën katër ditë më parë

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media tha se në bazë të hetimeve, vërtetohet se grupi terrorist ka zhvilluar përgatitje të vazhdueshme.

Ai u shpreh se përgatitjet për sulmin terrorist u bën katër ditë më parë.

“Me datë 20.09.2023  në bazë të pamjeve shihet se është bërë përgatitja për sulmin i cili do të ndodhte vetëm katër ditë më vonë ndaj Policisë së Kosovës dhe shtetit të Kosovës”, u shpreh ai.