Gazmend Hoxha

Hoxha: Situata e sigurisë në veri ende e brishtë, ka mundësi tensionimi

Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha ka thënë se situata në veri të vendit vazhdon që të mbetet e brishtë, me mundësi tensionimi.

Kjo sipas tij vjen, për shkak të grupeve kriminale të cilat veprojnë në veri të vendit.

“Situata e përgjithshme e sigurisë në Republikën e Kosovës bazuar në zhvillimet aktuale në vend, rajon dhe me gjerë vlerësohet të jetë e qetë. Në pjesën veriore të Kosovës edhe më tutje situata e sigurisë mbetet e brishtë. Me mundësi të tensionimit si rezultat i aktiviteteve, strukturave ilegale dhe grupeve kriminale dhe terroriste”, ka deklaruar Hoxha gjatë raportimit sot në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Hoxha ka numëruar disa nga sfidat kryesore të Policisë së Kosovës gjatë vitit 2023.

Megjithëkëtë, ai tha se përkundër këtyre sfidave, Policia e Kosovës ka arritur me sukses të menaxhojë situatën e sigurisë dhe ka përmbushur misionin e saj duke garantuar rendin dhe sigurinë publike në gjithë territorin e Kosovës.