Hoxha: Salla e koncertale do të ndërtohet nëse komuna e gjen lokacionin, mjetet s’janë humbur

Ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha, ka raportuar në Komisionin për Integrim lidhur me ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ministrja ka përmendur edhe ndërtimin e sallës koncertale dhe sipas saj, mjetet për këtë sallë janë ndarë për vitin e ardhshëm dhe nuk janë humbur.

“Për sallën koncertale në komunën e Prishtinës lidhjen me prononcimin e Ahmetit se MIE ka bërë ri-densitimin e mjeteve këtu, dua të sqaroj dhe të jap edhe një lajmë të mirë se sot gjatë ditës pranoj letrën për ta nënshkruar se fonde janë bartur në vitin e ardhshëm”.

“…pra salla do të ndërtohen vitin e ardhshëm, nëse Ahmeti ka vullnet dhe angazhohet qe të gjej vendin dhe lokacionin. Këto fonde nuk janë ridestinuar. Menaxhimi fondeve është i formës së centralizuar, është BE ajo që vendosë për fondet e jo Kosova”.

Hoxha tha se fondet e IPA-së në vlerë 95 milionë euro do të investohet në disa sektorë.

loading…