Bashkësia Islame e Kosovës(BIK), sot ka propozuar që të trajtohet tema rreth dhunës në familje një fenomen shumë i përhapur në shoqërinë kosovare.
Hoxhë Husamedin Abazi, imam në xhaminë “Katër Llullat”, në hutben e xhumasë tha se Profeti Muhamed kurrë nuk ka praktikuar dhunë në familje.
“Më tregoni vetëm një rast kur profeti ka rrahur familjarët? As burimet orientale, mysliman apo jomysliman nuk shkruajnë një tekst që Profeti Muhamed ka qenë i dhunshëm. Dhuna është e ndaluar rreptësisht në Islam”, tha Abazi.
Islami shpesh akuzohet si fe e “dhunës” sidomos pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Në Europë ka shumë debate në lidhje me atë që vërtet përfaqëson doktrina e Islamit. /Ballkani.info/
Chat conversation end
Type a message..







