Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në Ditën botërore për eliminimin e dhunës ndaj grave, i është bashkuar shënimit të kësaj dite, me zotimin se shteti nuk do të tolerojë asnjë lloj dhune ndaj grave.

“Bota nuk mund të jetë e lumtur, nëse gjysma e saj kërcënohet apo e përjeton dhunën”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Postimi i plotë:

Një nga tri gratë, ishin viktima të dhunës në botë! Kjo duhet të përfundojë!

Bota nuk mund të jetë e lumtur, nëse gjysma e saj kërcënohet apo e përjeton dhunën!

Në Ditën botërore për eliminimin e dhunës ndaj grave, i bashkohemi shënimit të kësaj dite me zotimin se nuk do të tolerojmë asnjë lloj dhune ndaj grave.