Hoxha kosovar Thaçit: Eja fale xhumanë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është figurë shumë e diskutuar në vend. Përpos proceseve politike që ka kaluar ai diskutohet edhe për çështje tjera.

Thaçi është parë duke u lutur në xhami në kohën kur Kosovën e vizitoi kryeministri i atëhershëm i Turqisë, Recep Taip Erdogan. Por, raporti i Thaçit me fenë në publik ka qenë i ndryshëm fazë në fazë.

Hoxha i xhamisë “Katër Llulat”, Husamedin Abazit i ka kërkuar Hashim Thaçit të vijë në xhami dhe ta falë xhumanë ( një namaz javor obligativ për besimtarët myslimanë ).

Në një ligjeratë të tij Abazi flet për çështje që lidhen me shoqërinë dhe realitetin aktual, pos kësaj ai e përmend edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Debatet për fenë dhe mbi fenë kanë qenë të shpeshta në Kosovë ku janë përfshirë edhe figura të rëndësishme politike në të, duke shkaktuar shumë interpretime dhe paqartësi në opinion. /Ballkani.info/

VIDEO

https://www.facebook.com/HusamedinAbazi/videos/343957009819496/

loading…