Hoxha kosovar: Kush e shikon BigBrother është thjeshtë një i devijuar dhe rob i epshit të vet

Imami kosovar, Labinot Maliqi ka reaguar sërish rreth një ndër emisionet më të shikuara në Kosovë e Shqipëri, Big Brother, shkruan GazetaDemos.

Maliqi ka kritikuar kësaj radhe shikuesit e këtij emisioni, ku secilin shikues e ka quajtur si të devijuar dhe i barun nga epshi.

“Kush shikon BigBrother është thjeshtë një i devijuar dhe rob i epshit të vet. Sa më larg këtyre emisioneve epshore dhe fyese ndaj vlerave kombëtare e fetare, dinjiteti njerëzor, morali dhe besimi do jetë më i pastërt”, ka shkruar imami Maliqi në rrjetin e tij social në Facebook.

Në fund ka kritikuar edhe mediat të cilat i servojnë emisione të tilla.

Postimi i tij i plotë: