Abit Hoxha

Hoxha: Kosova duhet të jetë e përgatitur për skenare, si ai i Banjskës

Siguria në rajonin e Ballkanit Perëndimor e veçanërisht në Bosnjë dhe Kosovë mbetet e brishtë për shkak të tendencave të Serbisë për destabilizim të rajonit dhe lidhjeve të saj me Rusinë e cila për ta shtrirë ndikimin në Ballkan e përdorë Serbinë si satelit të vetin.

Profesori i medias dhe konfliktit në Universitetin Adger, Abit Hoxha, tha se Kosova duhet të jetë e përgatitura për sulme tjera diversive të Serbisë, siç ishte ai i Banjskës më 24 shtator 2023.

“Kosova duhet të jetë e përgatitur gjithmonë për sulmet diversive të Serbisë. Sulmi i fundit që ka ndodhur në Banjskë nuk është i pari. Kosova duhet të jetë e përgatitur për sulmet diversive të Serbisë edhe për një kohë më të gjatë edhe para edhe pas marrëveshjes, pra Kosova duhet të jetë e gatshme”, theksoi ai për Lajmet e Fundit’ në RTK.

Sipas tij, Kosova duhet të jetë e përgatitur për skenare, sikur ai që ndodhi më 24 shtator të vitit 2023 në Banjskë.

Hoxha tha se sulmi i fundit sipas të gjitha gjasave është e përgatitur nga Serbia. Ai ka vlerësuar organet e sigurisë së Kosovës për përgjigjen ndaj sulmit terrorist.

VIDEO BONUS: Avokati serb, Çedomir Stojkoviq viziton Prekazin, tmerrohet nga krimet e Serbisë