Hoxha i Vitisë e vë “në dyshim” qëllimin e ardhjes së Clintonit në Kosovë!

Vizita e Bill Clinton, Madeleine Albright dhe Wesley Clark në Kosovë me rastin e 20-vjetorit të çlirimit, u prit shumë mirë nga qytetarët kosovar, të cilët iu bashkangjitën manifestimit.

Ngjarja u raportua edhe në mediat ndërkombëtare, duke theksuar mikpritjen e kosovarëve ndaj kontribuesve të lirisë së vendit tonë.

Në anën tjetër, ka pasur nga ata qytetarë që vizita e ish-presidentit Clinton iu ka ‘penguar’, ose të paktën iu ka ngritur dyshime.

Sipas informacioneve që një qytetar i fshatit Skifteraj të Komunës së Vitisë ka dërguar Ballkani.info, hoxha i këtij fshati po shpërndanë teori të rënda konspirative kundër Clintonit.

Mubarek Misini, i cili sipas të dhënave të këtij qytetari është edhe imam kryesor në fshatin Skifteraj, përmes rrjetit social Facebook po e vë në dyshime vizitën e ish-presidentit amerikan në Kosovë.

“Sikur ta di se me çfarë qëllimi ka ardhur Klinton në Kosovë? Do të shokohen shumica kur të zbulohen me kohë këto qëllime”, ka shkruar Misini, përcjell Ballkani.info.

Në anën tjetër, sipas të dhënave që janë dërguar në redaksi, nipi i Mubarek Misinit, Agon Misini ka qenë pjesëmarrës në ISIS në Siri, ndërsa pasi është kthyer në Kosovë është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Postimi i Mubarek Misini tashmë është fshirë nga Facebook-u i tij, pas shumë komenteve negative që i pranoi. /Ballkani.info/