Hoxha i njohur: Xhamia e madhe, turpi i BIK-ut dhe i Komunës së Prishtinës

Hoxha Osman Musliu, në emisionin Frontal të T7, ka komentuar rastin e xhamisë së madhe, e cila nuk po ndërtohet në Prishtinë tash e 5 vite, edhe pse thuhet se ekziston një nevojë e madhe dhe ka kërkesa nga qytetarët. E për këtë gjë, hoxha fajëson Kryesinë e Bashkësisë Islame së bashku me kreun – Naim Tërnava dhe Komunën e Prishtinës në krye me Shpend Ahmetin

Hoxha e quajti myftiun të shantazhuar dhe Ahmetin e fajësoi se po luan me të.

Ai madje nuk hezitoi të thotë se rasti i mos-ndërtimit të xhamisë së madhe është turpi i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Komës së Prishtinës.

“Në realizimin e xhamisë së madhe ka hile, e populli thotë që hilja të ndihmon. Edhe po të marohej xhamia e madhe me Naim Tërnavën në krye unë s’kom qef sepse ai nuk e meriton, ndërsa besimtarët po. Por kështu është kur mytiu është i shantazhuar dhe kur Kreytari i Prishtinës luan me myftiun. E po të isha unë myfti, sigurisht që do i kisha ftu besimtarët me shku para Shpend Ahmetit dhe me e pytë “Sa kohë te duhet ty me shiku një projekt?”. Sepse qe 5 vite po luhen politika të poshtra, kjo është arsyeja pse besimtarët po falen në borë e në shi, si rezultat i myftiut të shantazhuar. Unë mendoj se rasti i xhamisë së madhe është turpi i kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës.” tha Musliu për Frontal.

Musliu bëri edhe një propozim në lidhje me mungesën e një xhamie në Prishtinë duke përmendur sallën 1 Tetori.

“Pse qeveria mos me lshu sallën 1 tetori për ditën e xhuma, është më mirë të falet xhumaja në sallë se sa student të falet në borë e shi”, shtoi Musliu.