Hoxha i Mitrovicës pajton dy familje

Në namazin e Xhumasë, sot në Mitrovicë janë pajtuar edhe dy familje të hasmëruara.

Lajmi u bë i ditur nga një postim në rrjetin social Facebook, të hoxhës Fatmir Latifaj.

Para hoxhës Fatmir Latifaj dy familjet i shtrinë dorën e pajtimit njëra – tjetrës.

“Sot në xhaminë e Shipolit, Mitrovicë para namazit të Xhumasë me datën 05.07.’19 Hoxha Fatmiri po i pajton dy familje të hasmëruara, falë Zotit të lartësuar… ky projekt madhështorë është duke ec për së mbari. Me respekt admini i faqes”, është shkruar në rrjetin social Facebook, të hoxhë Fatmir Latifaj.