Elvis Hoxha

Hoxha e paralajmëron humbjen e BDI-së: Grupi po e përdor VV-në para dështimit

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha ka akuzuar Artan Grubin dhe Shqiprim Arifin se mes tjerash, po e përdorin edhe Lëvizjen Vetëvendosje para asaj që ai e ka quajtur si “dështim të tyre”.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoxha ka thënë se këto teza janë që Lëvizja Vetëvendosje po përçan “bashkim-vëllazërimin” dhe se “Kosova po ndërhyn në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut”.

Postimi i plotë:

Artan Grubi dhe Shqipërim Arifi para dështimit përdorin dy teza:

1. Lëvizja Vetëvendosje po përçan bashkim-vëllazërimin.

2. Kosova po ndërhyn në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Me këto dy teza dështimi i BDI-së dhe satelitëve të saj është i sigurtë. Në prag të humbjes, eksponentët e BDI-së do të thonë edhe absurditete të tjera. Prisni! Do të shihni. Mos u habitni.

@ballkani.info

Edi Rama na ka bashkuar, Albin Kurti ka mbajtur anë”, Ali Ahmeti godet Kurtin, “më ka vendosur në pozitë të vështirë”. #albinkurti #edirama #aliahmeti #kosovo #shqiperia #maqedonia #bigbrother

♬ original sound – Ballkani.info