Hoxha: As sot e 300 vjet s’ka me pasë dëshmi për fajsimin tim

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha sonte në një intervistë u deklarua e pafajshme lidhur me aktakuzën duke thënë se ajo nuk ka asnjë të vërtetë.

“As sot e 300 vjet nuk ka me pasë dëshmi që kjo kompani ka lobu për ndarje të kufirit. Nuk është lobu dhe askund në kontratë, as në dokumentet që i kam marrë nga prokuroria nuk përmendet ndarja”, tha Hoxha për RTV21.

Ajo tutje theksoi se nuk ka dëshimi, duke e mohuar me “hiç, kurrë, asnjëherë”.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër ish ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxhës dhe 4 personave tjerë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Disa nga emrat e të pandehurve përmenden në një hulumtim të rrjetit BIRN në Kosovë, ku thuhet se “në vitin 2019, Ministria e Integrimeve Evropiane e Kosovës i ka paguar 168,000 euro një kompanie lobimi me seli në Paris, që kishte promovuar idenë se ‘modifikimi i territorit’ mund të jetë një zgjidhje në dialogun Kosovë – Serbi”.