Komisioni

Hoxha: 77 policë janë dorëhequr vitin e kaluar, është trend në gjithë botën

77 zyrtarë policor janë dorëhequr gjatë vitit të kaluar, ka bërë të ditur drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka thënë se 77 zyrtarë policorë janë dorëhequr gjatë vitit të kaluar.

Ky trend sipas Hoxhës ndodh në gjithë botën.

“Gjatë vitit të kaluar 77 zyrtarë policorë dhe staf civil kanë dhënë dorëheqje, është trend në gjithë botën po edhe tek ne po vazhdon”, tha Hoxha.

Në fushën e rendit dhe sigurisë publike, Hoxha tha se Policia e Kosovës ka zhvilluar bashkëpunim me qytetarë, media, forume, përkundër sfidave të paraqitura.

“48mijë raste të raportuara, 3.55% rritje krahasuar me vitin paraprak. Dy muajt e këtij viti ka pasur rritje të raportimit në përgjithësi. Disa prej veprave më të rënda, vrasje nga 21 në 29, lëndim i rëndë 295, vjedhje e rëndë -1.96%, grabitje në tentativë ulje të rasteve, rritje të rasteve ndëretnike, zbulim i veprave 79% me rritje 3%, 55 raste vjedhje, asistime te gjykatave, KEDS-it, municion i konfiskuar, trafik rrugor fatalitet 96, 14mijë me dëme në aksident”, tha Hoxha.

Hoxha bëri të ditur se ka rënie të aksidenteve me fatalitet. Në vitin 2023, 106 të vdekur në krahasim me vitet tjera paraprake kur numri ishte më i madh. 1094 kallëzime penale, kontroll kufiri, 27 milionë persona e kanë frekuentuar kufirin.

“Prioritete, bashkëpunimi ndërkombëtar, fuqizimi i kapaciteteve, siguria kibernetike, sfida menaxhimi i situatës në veriun e vendit, pajisjet e punës bashkëkohore, mosanëtarësimi i PK-së në Interpol”, tha tutje ai.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha përmendi se ka një aksident në një kishë që sipas tij s , mbahet mend që ka qenë e serbëve, përgjigjja thotë se i ka ardhur, se policia ka qenë e informuar por s, ka pasur problem për pjesëmarrje, dhe rastet në Pejë, që sipas tij ka kaluar në qytet fantazmë e fajde.

“Ka vite që i foli por urgjentisht me u marr me këtë lloj fenomeni, duhet me luftu, dojmë mi lan fjaltë ju falënderoj policët për çka bëni çdo ditë, a mundeni vëlla me i luftu fajdet, s,jam lodh unë prej tyre por qytetarët”?, është shprehur deputeti Beka.

Tutje, Beka përmendi edhe suspendimin për sharje të një polici që iu kishte hequr fotografia e Adem Jasharit.

“Unë mendoj që me u suspendu është dashtë ai që e ka larguar fotografinë e Adem Jasharin e jo ai që ka sharë”, tha Berisha.