Hoxha: 40% e stafit të Ministrisë së Integrimit -bursistë të projektit ”Young Cell Scheme”

Nëpërmjet një infografike, sot, Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka paraqitur të dhënat rreth kësaj skeme shumë të rëndësishme për administratën e Kosovës.

Ajo, ka shkruar në rrjetin social: E vërteta rreth “Young Cell Scheme”,’të tjerat fake news!

Në infografikë, janë paraqitur të dhënat e punësimit të bursistëve të Young Cell Scheme ndër vite, si dhe numrin total të të rinjve të përkrahur me këtë bursë- 389, ndërsa 286 nga ta janë të punësuar në të gjitha nivelet e institucioneve, ndërsa mbi 40% e tërë stafit, të Ministrisë së Integrimit Evropian, janë bursistë të projektit ”Young Cell Scheme”.

”Young Cell Scheme”, do të vazhdojë si një ndër projektet më të rëndësishme ku drejtpërdrejtë përfitojnë vajzat dhe djemtë e Republikës së Kosovës. Kjo bursë financohet nga BE-ja dhe nga Ministria e Integrimit Evropian.

loading…