Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është shprehur i lumtur me rrjedhën e organizimit të Kampionatit Evropian të Xhudos në Prishtinë.
Hovenier, mes tjerash ka uruar katër xhudistët kosovarë për medaljet e fituara, njofton Klankosova.tv.
“I nderuar që isha pjesë e ceremonisë historike të hapjes së Kampionatit Evropian të Xhudos 2023 pikërisht këtu në Prishtinë. I lumtur të shoh sportistë që përfaqësojnë 26 shtete dhe urime për xhudistë kosovarë Akil Gjakova Nora Gjakova Distria Krasniqi & Dardan Cena për fitoret e tyre.
@ballkani.info Momenti kur Akil Gjakova e fiton të artën dhe e çon në këmbë tërë sallën në Prishtinë #akilgjakova #xhudo #judo #kosova #dritonkuka #peja #prishtina #shqip #albania #shqiperia #rugova ♬ original sound – Ballkani.info







