Jeff Hovenier

Hovenier takohet me ambasadorin e ri shqiptar: Mirëseardhje të ngrohtë në Kosovë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar me ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Hovenier tha se mezi pret që të punojë me të për integrimin e Kosovës në strukturat ku ajo aspiron.

“Mirëseardhje të ngrohtë në Kosovë ambasadorit të Shqipërisë Petrit Malaj. Mezi presim të punojmë së bashku ndërsa mbështesim integrimin e Kosovës në strukturat europiane dhe euroatlantike”.