Për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, Serbisë eventualisht do t’i kërkohet ta njohë Kosovën, vlerëson ambasdaori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.
Një pohim të tillë Hovenier e bëri gjatë një diskutimi me gazetarë nga Kosova, ku foli për një numër çështjesh në lidhje me Plan-Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.
“Unë s’jam diplomat evropian, por, me aq sa kuptoj unë një prej kërksave për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, mendoj se është kapitulli 35, Serbisë eventualisht do t’i kërkohet si kusht për t’iu bashkëngjitur BE-së”, ka thënë ambasadori amerikan.
“Vizioni afatgjatë i ShBA-së dhe BE-së është që Kosova të jetë pjesë e strukturave euro-atlantike. Me sa kuptoj unë është që edhe Serbia dëshiron shumë që të anëtarësohet në BE, të paktën kjo është aspirata që ka shprehur”, tha mes tjerash ambasadori.







