Ambasadori amerikan

Hovenier hendbollisteve të U18: Vazhdoni ta bëni Kosovën krenare

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier,uroi ekipin për femra U-18 në hendboll, dhe kërkoi që ta bëjnë krenare Kosovën.

“Urime të ngrohta për ekipin e Kosovës për femra U-18 në hendboll dhe Federatës së Hendbollit të Kosovës për fitoren tuaj historike dhe kualifikimin në Kampionatin Botëror. Ju vazhdoni ta bëni Kosovën krenare!”, shkroi ai në X.

Kombëtarja e Kosovës në Hendboll për grupmoshat U18 ka siguruar kualifikimin për në Kampionatin Botëror të Hendbollit që zhvillohet në Kinë.