Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka falënderuar zëvendës ndihmës sekretarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof për vizitën e tij të parë në Kosovë.

Ambasadori amerikan përmes një shkrimi në rrjetin “X”, ka thënë se ka pasur diskutime të rëndësishme me liderë, qeverinë e mediat:

“Faleminderit Kasanof për vizitën e tij në Kosovë. Diskutime të rëndësishme me liderët dhe partnerët në qeveri, media, shoqëria civile dhe biznese se si të përmirësohet bashkëpunimi konstruktiv dhe të avancohet trajektorja evropiane e Kosovës, prosperiteti dhe siguria”.

Thanks to DAS Kasanof for his visit to Kosovo. Important discussions with leaders and partners in government, media, civil society, and business on how to enhance constructive cooperation and advance Kosovo’s European trajectory, prosperity and security. pic.twitter.com/ewrEVcQgL5

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 11, 2024