Ambasadori amerikan

Hovenier demanton Qeverinë: Çështja e dinarit ka ndikuar në partneritetin SHBA – Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, e ka bërë të qartë se situata me dinarin ka ndikuar në partneritetin e SHBA-së me Kosovën, duke demantuar eksponentë të Qeverisë të cilët e kanë thënë të kundërtën.

“James O’Brien, ka folur direkt këtë javë. Mesazhi i tij është i qartë, mesash im është i qartë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shqetësime të mëdha lidhur rregulloren E kemi ngritur këtë shqetësim në publik dhe në takime private. Ne nuk sfidojmë Kushtetutën e Kosovës ose pavarësinë e BQK-së, por i kërkojmë qeverisë së Kosovës që ta pezullojë zbatimin e rregullores”, tha ai.

Ambasadori amerikan ka thënë se nuk i sfidojnë institucionet e Kosovës për të rregulluar sektorin financiar, por ka kërkuar që Rregullorja e re e BQK-së të shtyhet.

“Nuk i sfidojmë institucionet e Kosovës për të rregulluar sektorin financiar, nuk sfidojmë institucionet e Kosovës që të ulin rrezikun e pastrimit të parave apo financimin e grupeve terroriste, nuk i sfidojmë institucionet e Kosovës apo BQK-në, por ne vazhdimisht po kërkojmë që të shtyhet zbatimi i Rregullores për një periudhë tranzicioni”, ka shtuar ai.

Hovenier ka thënë se kjo çështje duhet të zgjidhet në dialog dhe pret që Kosova e Serbia të jetë konstruktive në zgjidhjen e saj.

“Dhe gjatë kësaj periudhe duhet lejuar që Serbia t’i paguajë serbët, përfshirë pensionet, punonjësit e sistemi shëndetësor e të tjera. Nuk kam parë përpjekje që kjo të bëhet e mundur”, ka deklaruar Hovenier.

Tutje, ambasadori amerikan ka thënë se ndihmës-sekretari i Shtetit, James O’Brien, shprehu keqardhje që Qeveria e Kosovës nuk i është përgjigjur kësaj kërkese të SHBA-së.

“O’Brien e bëri të qartë se nëse Qeveria e Kosovës nuk na konsideron partnere, as ne nuk do ta konsiderojmë të tillë. Kam dëgjuar në intervista se kjo situatë nuk ndikuar në marrëdhëniet tona. Dua të jem i qartë, thjesht nuk është e vërtetë. Kjo situatë ka prekur partneritetin tonë. Çdo shpjegim tjetër është keqkuptim”, ka deklaruar Hovenier.

@ballkani.info Ambasadori amerikan i ashpër e dëmanton Kurtin “Çështja e dinarit ka ndikuar në marrëdhëniet tona”, “Ajo që ndodhi në OKB ishte diçka e rrallë”. #jeffhovenier #albinkurti #qeveria #shba #kosovo ♬ original sound – Ballkani.info