Hovenier arrin në Zyrën e BE-së për takim me kryetarët e komunave të veriut

Ambasadori i SHBA-se në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka arritur në Zyrën e BE-së në Prishtinë. Aty ai do të presë në takim kryetarët e sapozgjedhur të katër komunave në veri të Kosovës.

Takimi është paralajmëruar për orën 9 të mëngjesit.

Në takim kanë arritur edhe kryetari i Zubin-Potokut, Zeqiri dhe ai i Zveçanit, Ilir Peci.

Lajmin për takimin e ka konfirmuar më herët kryetari i ri i Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri