Hoti: Nisma për Komision Hetimor Parlamentar, për të larë vetën

Pas deklarimit të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për nismën e një komisioni hetimor për listat e fryra të veteranëve, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar duke thënë se këtë çështje nuk e zbardh Komisionit Hetimor Parlamentar, por drejtësia e guximshme.

Me këto nisma ai tha se këta të fundit po kërkojnë për të larë vetën.

“I pesëfishojnë listat e veteranëve me mashtrues, e kërcënojnë prokurorin që hetonte veteranët e rrejshëm dhe ata që ju mundësuan të futen në lista, nuk e zbatojnë ligjin në fuqi për kufizimin e shpenzimeve për pensionet e veteranëve në 0.7% të Bruto Produktit Vendor. E tash kërkojnë Komision Hetimor për të larë veten. Këtë çështje nuk e zbardhë Komisioni Hetimor parlamentar, por drejtësia e guximshme, e pavarur politikisht dhe e pa thyeshme përballë kërcënimeve”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Si Lidhje Demokratike ai u zotua se në qeverinë e ardhshme, do të sigurohen për të pasur një gjyqësorë të tillë, i cili është parakusht për të ardhmen demokratike dhe evropiane të vendit.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/2514317375296268