Kryeministri Avdullah Hoti, sot ka zhvilluar një telefonatë me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.

Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar se temë e kësaj bisede ishte rimëkëmbja ekonomike, derisa ka shtuar se Austria do të vazhdojë ta mbështes Kosovës në rrugëtimit drejt integrimit në BE.

Postimi i tij:

Sapo zhvillova një telefonatë shumë produktive me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz! Biseduam për shumë çështje rreth rimëkëmbjes ekonomike e integrimeve në Bashkimin Evropian, që kanë një rëndësi të madhe për kosovarët dhe popujt e tjerë në Ballkanin Perëndimor.

Megjithë sfidat e vazhdueshme me COVID-19, ne do të vazhdojmë me thellim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, ndërsa Austria do të vazhdojë të na mbështesë në rrugën tonë drejt integrimit në BE