Hoti viziton sot Shqipërinë, në agjendë ka takime të shumta

Kryeministri Avdullah Hoti do t’ia kthejë vizitën homologut të tij shqiptar, Edi Rama.

Hoti gjatë ditës së sotme do të qëndrojë për vizitë në Tiranë.

Nga ora 10:00 do të pritet nga Rama në Pallatin e Brigadave, kurse nga ora 11:15 do të dalin në një konferencë të përbashkët për media, shkruan Reporteri.net.

Hoti do të takohet edhe me presidentin Ilir Meta, kryekuvendarin Gramoz Ruçin, kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj si dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Agjenda e plotë Hotit:

NJOFTIM PËR MEDIA

Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për datën 3.7.2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, nesër më 3.7.2020 (e premte) viziton Republikën e Shqipërisë, me ftesë të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri, Kryeministri Hoti do të zhvillojë këto aktivitete:

10:00- Pritja e kryeministrit Avdullah Hoti nga kryeministri Edi Rama.
VENDI: Pallati i Brigadave

11:15- Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

13:10 –Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
VENDI: Presidencë – Salla Skënderbe

14:00 -Takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.
VENDI: Zyra e Kryetarit të Kuvendit

14:45 -Takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
VENDI: Zyra e Kryetarit të Bashkisë

15:30 –Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
VENDI: Zyra e Kryetarit të PD