Kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se masat e reja të cilat do  hyjnë në fuqi nga nesër, vijnë si pasojë e rritjes së rasteve të infeksionit me koronavirus.

Përmes një postimi në Facebook Hoti tha se vendimi për masat e reja do të vlerësohet brenda dy javësh, dhe varësisht nga situata epidemiologjike, do të vlejë deri në një vendim tjetër.

“Duke parë trendin në rritje të rasteve me #COVID19, sidomos gjatë javës që po e lëmë, sot kemi mbajtur një mbledhje online, ku kemi vendosur masa të reja për parandalim të përhapjes së #COVID19. Ky vendim do të vlerësohet brenda dy javësh, varësisht nga situata epidemiologjike, dhe do të vlej deri në një vendim tjetër”, ka shkruar Hoti.

Duke parë trendin në rritje të rasteve me #COVID19, sidomos gjatë javës që po e lëmë, sot kemi mbajtur një mbledhje…