Hoti: Vendim historik dërgimi i forcave tona në misione paqeruajtëse

Kryeministri, Avdullah Hoti e ka quajtur historik vendimin për dërgimin e trupave ushtarake kosovare në misione paqëruajtëse në kuadër të ushtrisë amerikane, transmeton Ballkani.info.

“Është vendim historik, e vendos Kosovën në pjesën e vendeve demokratike. Një ëndërr e bërë realitet, prej viteve 90-ta për Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës. Kjo kërkesë e SHBA-ve i jep kuptim shpreshjes për miqësi të përjetshme”, ka thënë Hoti në RTK.

Ai tutje ka thënë se Kosova është shtet sovran dhe duhet të bëhet sa më shpejt pjesë e mekanizmave ndërkombëtare, e kjo sipas tij arrihet përmes dialogut me Serbinë.

“Dialogu me Serbinë është i rëndësishëm për ta përfunduar këtë proces. Dhe e dimë se në fillim të këtij viti, me një qeveri tjetër, ka pasur qëndrime për tërheqjen e trupave amerikane, pastaj ngrirja e fondeve të MCC-së. Dergimi i forcave tona është mesazh i qartë i mbështetjes amerikane dhe kësaj qeverie dhe qasjes që kemi pasur dhe vizionit se kah duhet të shkojë Kosova”, ka thënë Hoti./Ballkani.info/