Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se varianti delta i Covid-19 po përhapet me shpejtësi.
“Sot kishte 221 raste pozitive. Trendi është shumë shqetësues. Nuk ka dyshim se jemi para një vale të re të pandemisë”.
“Për disa javë nis viti i ri akademik, ku afër 500 mijë nxënës, studentë e profesorë do të jenë në kontakt me njëri-tjetrin, duke i rritur shumë gjasat për përhapje të gjerë të virusit”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.







