Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka uruar Sekretarin e ri të Shtetit Antony Blinken për marrjen e detyrës së re.

Hoti ka shkruar se Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me Sekretarin Blinken për të forcuar aleancën mes dy shteteve.

“Urimet më të përzemërta në konfirmimin tuaj si Sekretar i Shtetit, Antony Blinken. Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me ju për të forcuar aleancat mes dy shteteve”, ka shkruar Hoti.

Warmest congratulations of your confirmation as Secretary of State @ABlinken. #Kosovo is committed working closely with you to strengthen the alliances between our countries 🇽🇰🇺🇸

— Avdullah Hoti (@Avdullah) January 27, 2021

Antony Blinken është konfirmuar nga Senati amerikan në pozitën e Sekretarit të Shtetit në administratën e re të Joe Biden.