Hoti: U pajtuam që SHBA të bëjë një studim fizibiliteti për Ujmanin

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas konferencës së përbashkët me Presidentin Trump dhe Aleksandar Vuçiq ka folur para mediave.

Hoti ka thënë se Kosova ka shprehur gatishmërinë për të hyrë në zonën e mini-Schengenit që është promovuar një vit më parë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se janë pajtuar që Amerika të bëjë një studim të fizibilitetit për liqenin e Ujmanit.

“Departamenti për Energji në SHBA do të bëjë një studim fizibiliteti për liqenin e Ujmanit. Studimi ka të bëjë me mënyrën se si do të përdoret uji i këtij liqeni në të ardhmen: si burim ujitje dhe energjie. Vetëm kaq. Kjo është e vërteta sa i përket kësaj çështjeje”.

Hoti thotë se është folur edhe për njohjen e diplomave dhe çështje tjera./